Kompanitë ajrore nuk po ju paguajnë për fluturimin me probleme?

Ne jemi të pregatitur të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur të drejtat tuaja!

Asnjë kosto shtesë për dërgesën e formularit

Skycop paraqet kërkesën pa kostro shtesë dhe nuk tarifon asnjë shërbim nëse kompensimi i fluturimit nuk merret nga linja ajrore.

Jini në dijeni se çfarë po ndodh

Paneli ynë i qartë dhe i thjeshtë i përdoruesit ju lejon të ngarkoni të gjithë informacionin e nevojshëm dhe të monitoroni të gjitha veprimet që kemi ndërmarrë në lidhje me dërgesën tuaj e deri më tani.

Njuhuni me të rejtat tuaja si pasagjer fluturues dhe merrni kompensimin e duhur ajror

Kompensimi i një fluturimi të vonuar

A e dini se një aeroplan mesatar mund të strehojë rreth 200 udhëtarë ndërsa disa modele të Boeing mund të transportojnë deri në 600 pasagjerë?
Ne e kuptojmë se është një përgjegjësi e madhe transporti në mënyrë të sigurtë i një numëri kaq të madh udhëtarësh në destinacionin e tyre. Ne gjithashtu e kuptojmë plotësisht se është gjithmonë më mirë të presësh disa minuta shtesë në vend që të rrezikosh sigurinë e të gjithëve. Megjithatë, në shumë raste, një fluturim i anulluar ose i vonuar ndodh për shkak të menaxhimit të dobët të burimeve të linjave ajrore: mirëmbajtje jo të duhur ose shitje të pakëta të biletave. Si rezultat, disa fluturime nuk janë të suksesshme nag ana tregtare për linjën ajrore.
Kur fluturimi vonohet për më shumë se 3 orë, nuk është thjesht shqetësim, por një ndërprerje serioze, për të cilën kompanitë ajrore duhet të paguajnë kompensim.

Kompensimi i një fluturimi të anulluar

Ndonjëherë është thjesht e pamundur të nisesh për shkak të të ashtuquajturës “forcë superiore” ose forcë madhore.
Megjithatë, kini parasysh se në praktikë vetëm një përqindje e vogël e fluturimeve anullohen për shkak të çështjeve serioze të sigurisë.
Dhe nuk ka asnjë justifikim që linjat ajrore të anullojnë fluturimin tuaj pa ndonjë arsye të fortë. Pra, nëse fluturimi juaj është anulluar më pak se 14 ditë përpara datës së nisjes, plotësoni formularin e aplikimit – mund të keni të drejtë për një kompensim fluturimi të anulluar!

Kompensimi i një fluturimi të mbirezervuar

Ndonjëherë linjat ajrore shesin më shumë bileta se sa ka vende në aeroplan, duke pritur që disa nga pasagjerët të mos paraqiten. Ky truk i ndihmon transportuesit të arrijnë fitimet maksimale financiare, por mund të jetë një barrë për udhëtarët që nuk dyshojnë. Mund të jetë një zhgënjim i vërtetë të mbërrish në aeroport në kohë, të kalosh të gjitha inspektimet dhe të refuzohet hipja për shkak të një fluturimi të mbivendosur.
Linja ajrore nuk ka një justifikim të vlefshëm në këtë rast, ndërsa ju keni të drejtë të kërkoni kompensim.