Cfarë ju duhet të dini për kompensimin e fluturimeve
Skycop është një kompani kompensimi fluturimesh. Por çfarë do të thotë kjo ekzaktësisht? Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë rreth të drejtave të pasagjerëve ajrorë dhe kompensimeve të fluturimeve me probleme.
- 2020-01-27
- 12:01 AM GMT
Kompensimi i fluturimeve
Kompensimi I një fluturimi do të thotë kur një kompani ajrore duhet të paguajë një kleint i cili ka hasur probleme në udhëtimin e tyre për faj të kompanisë. Kjo nuk është e njëjta gjë si të të japë mbrapsht lekët e udhëtimit tashmë të çuar dëm, jo, kjo do të thotë kompania nxjerr para nga xhepi i saj në njëfarë mënyre duke kërkuar falje për problemet që ata mund t’ju kenë shkaktuar duke qenë se flututimi juaj ishte me probleme. Në këtë mënyrë dhe kompania fokusohet që raste të tilla të ndodhin sa më rrallë në të ardhmen.
Le të shikojmë se deri në sa mundet të paguajë një kompani për gjithë problemet që mund t’ju kenë shkaktuar, i gjithë kompensimi varet nga distanca që ju do të udhëtonit:
- Nëse ju do të udhëtonit në një distancë maksimumi deri në 1500 km, vlera e kompensimit tuaj do të ishte deri në 2050 euro.
- Nëse ju do të udhëtonit në një distancë nga 1500 km deri në 3500 km, vlera e kompensimit tuaj do të ishte deri në 400 euro.
- Nëse ju do të udhëtonit në një distance prej më shumë se 3500 km, vlera e kompensimit tuaj do të ishte deri në 600 euro.
Për të gjithë udhëtarët që kanë patur probleme me fluturimin e tyre mundet që të merrni kompensim, kjo nëse ju keni një biletë për një destinacion, nëse udhëtimi juaj përmban një tranzicion në mes, ju duhet që ta keni po të njëjtin numër rezervimi dhe jo bileta të ndryshme nga kompani të ndryshme.
Nuk ka rëndësi se kush e ka blerë biletën për ju, rëndësi ka që të jetë në emrin tuaj dhe ju mund të merrni kompensimin e duhur.
Si mund ta merrni këtë kompesim dhe nga vjen ai?
Si fillim ju mund të kontrolloni nëse fluturimi juaj ka ndonjë mundësi për kompensim në faqe e internetit të Skycop dhe nëse është ju jeni plotësisht në gjendje ta kërkoni një të tillë. Për ta kërkuar ne na duhet disa nga të dhënat tuaja si një kopje të biletës, biletës së kalimit në aeroport si dhe të dhënat tuaja personale. Këtu puna juaj mbaron dhe me gjithçka tjetër merret Skycop ndërsa ju do të njoftoheni me email.
Në rast se nuk jemi në gjendje ta fitojmë kompensimin atëherë ju nuk i detyroheni asgjë Skycop për shërbimet e tij, dhe në të kundërt një përqindje e vogël e fitimit shkon për shërbimin e kryer.
Kompanitë ajrore nuk i kontrubuojnë këto të ardhura vetë vetem sepse duan të jenë dashamirës, por për shkak të rregullores sipas standarteve europiane (EC) 261/2004. Ligji kërkon që të gjithë paragjervt të kompensihen nga linja ajrore nëse ata kanv patur një problem. Kjo rregullore aplikohet për 28 vendet anëtare të BE si dhe Guadalupea, Guinea Franceze, Martiniku, Reunioni, Mijota, Shën Martini (Antillet Franceze), Azorën, Madeinën, Ishujt Kanarie, Islandën, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Sipas rregullore (EC) 261/2004 mbulohen këto fluturime:
- Fluturimet brenda BE – nëse një fluturim niset nga një vend i BE dhe arritja është brenda BE, (këtu përfshihet edhe nëse vendi i nisjes dhe mbërritjes është i njëjtë, branda një shteti).
- Nëse fluturimi juaj nuset nga vendet e BE dhe ndalon kudo tjetër.
- Kategoria e tretë është pak më e veçnatë – nëse një fluturim mbërrin në BE dhe është i regjistruar në BE.
Kur konsiderohet një fluturim me probleme?
Një fluturim që të konsiderohet me probleme dhe ju të keni mundësinë të kompesoheni për të, duhet të bjerë në një nga këto tre kategori:
- Flururim i vonuar – kur një fluturim mbërrin 3 ose më shumë orë me vonesë në destinacion.
- Fluturim i anulluar – kur një fluturim anullohet me pas se 14 ditë nga dita e nisjes.
- Fluturim i mbirezervuar – kur ju nuk ju është dhënë e drejta të hipni në një fluturim për shkak se kompania ajrore shiti më shumë bileta se ç’kishte vende të lira për pasagjerët.