Fluturimi me probleme – kur e ka fajin kompania ajrore?
Pra ju kishit një fluturim për diku dhe përjetuat probleme me të? Ndoshta fluturimi u vonua tej mase shumë, ose ndoshta u anulluar ose dhe ndoshta ju e pretë biletën dh env fund nuk ju lanë të hipni në avion duke ju thënë që ai është plot tashmë për shkak se janë shitur mv shumë bileta se ç’ka në të vërtetë vende për pasagjerë. Sigurisht në momente të tilla ju nervozoheni duke qenë se u janë prishur të gjitha planet apo dhe ndoshta ju ka shkaktuar probleme me punën dhe kërkoni të dëmshpërbleheni për gjithë këtë trazirë. Për mbrojtjen e konsumatorin ekzistojnë ligje të ciliat e mbrojnë atë nga situate të tilla, sic është ligji që ka BE (EC) 261/2004 në këtë rast ku i detyron kompanitë ajrore ti kompensojnë klientët në raste të tilla. Por cilat janë rastet specifike nga të cilat ju mund të kompensoheni nga kompania?
- 2020-01-13
- 8:32 AM GMT
Merrni kompensimin e merituar – rastet e përgjithshme
Rastet e përgjithshme përfshijnë kur një fluturim vonohet apo anullohet komplet, këto janë deri diku të ngjashme. E gjithë çështja nëse kompania ju kompenson apo jo varet se sa problematik ka rezultuar fluturimi për ju dhe sa punë ju ka prishur. Për fluturimet të cilat vonohen më shumë se 3 orë atëherë kjo patjetër që është një problem dhe udhëtarit mun t’u jenë shkaktuar probleme me rezevimin e hotelit ose takime pune apo thjeshtë i gjithv itinerari i tyre të jetë ribërë për shkak të vonesë së tejzgjatur.
Në rastet kur një fluturim është anulluar në më pak se 14 ditë nga dita e nisjes atëherë pasagjeri ka të drejtë të kërkojë kompensim nga kompania. Por duhet të keni parasysh se rastet dhe arsyet e anullimeve mund të jenë të shumëllojshme dhe këtu bëhet çështja më e komplikuar. Të tilla mund të jenë rastet e motit të keq, defekte të avionit të papritura, aeroporti ka vështirësi në operimin e lëshimit të avionëve në fluturim, probleme ushtarake e kvshtu me rradhë. Këto janë vetëm disa nga justifikimet që kompania ajrore do të përpiqet të përdorë kundër jush për të mos ju kompensuar.
Probleme me ekuipazhin? Faji i kompanisë
Pra, në cilat raste problemet e mia me fluturimin janë faji i kompanisë? Në rastet kur problemet vijnë si pasojë e diçkaje që kompania ka në dorë ta kontrollojë. Pra këtu e heqim idenë se mund të kompensohemi për shkak të motit të keq, pasi kompania nuk mund të kontrollojë motin.
Në rastet kur kompania nuk ka pilotë mjaftueshëm pasi ata kërkojnë shumë orë që të trajnohen dhe të çertifikohen dhe pilotët e tjerë tashmë i kanë plotësuar orët e punës dhe nuk u lejohet të bëjnë më tepër, këtu është faji i kompanisë dhe menaxhimit jo të duhur të saj.
Probleme me avionin? Faji i kompanisë
Por nëse kompania ka stafin por avioni që do të niset nuk gjendet gjëkundi për shkak të vonesave apo ndërprerjeve atëherë kompania mundet t’ju kompansojë.
Edhe pse avionët janë mjete transporti të shkëlqyer, ata janë goxha të shtrenjtë dhe gjithëashtu të vështirë për tu blerë dhe kompania mund të jetë në mungesë të tyre duke bërë që udhëtimet e planifikuara të prishet itinerari.
Mbirezervimi? Përgjegjësia e kompanisë ajrore
Mbirezervimi ndodh kur një kompani shet më shumë bileta se çka vende në avion për pasagjerët, kjo për shkak të fitimeve që ta duan të marrin duke hamendësuar se disa nga pasagjerët mund të mos shfaqen. Në këtë rast ju keni biletë dhe gjithçka tjetër dhe sërish nuk mund të hipni në avion për shkak se ai tashmë është plot. Në rast se ju nuk e keni hequr dorë vullnetarisht nga vendi juaj atëherë ju keni plotësisht të drejtë të jeni në atë udhëtim ose ndryshe kompania ajrore duhet t’ju kompensojë për problemet dhe vonesat e shkaktuara.
Duhet të keni parasysh se ju nuk mund të merrni kompensim në rast se keni shkaktuar ngjarje të tipit si agresivitet, apo jeni të dehur ose ndoshta nuk jeni bindur rregullave të stafit e kështu me rradhë.
Si përfundim ju duhet patjetër të shikoni nëse kualifikoheni për kompensim dhe ta ndiqni atë në rast se po. Në rast se ju nuk kualifikoheni, Skycop nuk do t’ju tarifojë dhe në rast se po atëherë ju tarifoheni sipas një përqindje të caktuar, kjo vetëm nëse ju e merrni kompensimin.